Under Header

spot_img

Kupa e Kosovës starton me super derbi

Go+Peja - Bashkimi çerekfinale e nxehtë në start

spot_img

Të martën, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në basketboll 2026.

Fillimi do të jetë tejet interesant pasi në start sjell çerekfinalen e nxehtë Bashkimi përball GO+ Pejës ndërsa fituesja e katërfisht aktuale, Trepça do të ndeshet me Golden Eagle Yllin.
Përballje e niveluar do të jetë ajo midis Rahovecit dhe Borës kurse Vëllaznimi i cili po kçndellet do të ndeshet me Sigal Prishtinën në një rivalitet që është bërë shumë interesnat dhe i nxehtë dy vitet e fundit.

Në gjysmëfinale fituesi i çiftit Bashkimi-GO+ Peja do të ndeshet me fituesin e çiftit Vëllaznimi-Sigal Prishtina kurse fituesi i çiftit Trepça-Golden Eagle Ylli me fituesin e çiftit Rahoveci 029-Bora.

Edhe sivjet sistemi i garave është identik sikurse vjet pasi do të zhvillohen dy ndeshje çerekfinale dhe skuadra me rezultatin më të mirë, në rast të barazimit 1:1 shikohet koshaverazhi, kualifikohet në gjysmëfinale ku po ashtu zhvillohen dy ndeshje, për t’u kualifikuar në finale.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 24/25 dhjetor.
Bashkimi-GO+ Peja
Trepça-Golden Eagle Ylli
Rahoveci 029-Bora
Vëllaznimi-Sigal Prishtina

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme