Under Header

spot_img

Vëllaznimi e “kall lojën” i shkakton Bashkimit disfatën e parë

Procredit Superliga (xhiro 8) Bashkimi - Vëllaznimi 70:74

spot_img

Vëllaznimi i ka shkaktuar Bashkimit disfatën e parë sivjet duke e mposhtur në Shani Nushi me rezultat 70:74.

Ishte ky debutim i suksesshëm i trajnerit të ri të kuqezinjve , Krivokapiqit i cili e fitoi duelin me bashkëkombësinë e tij Jovoviq që sivjet bërti mrekulli me skuadrën portokalli nga Prizreni.

Megjithatë, edhe sivjet ngjashëm sikurse vitin e kaluar kur Bashkimi e kishte mbyll ciklin e parë si lider me 7 fitore pa humbje, ciklin e dytë vjeshtor e nisi me humbje në xhiron 8, asokohe nga Trepça kurse pas asaj disfate pati pësuar edhe të dytën pikërisht nga Vëllaznimi (9 nëntor 2024 , 78:67)

Më i miri te Vëllaznimi është heroi i rikthyer nga edicioni i kaluar Jericole Hellems që shënoi double double fantastik prej 22 pikëve e 10 kërcimeve ndërsa dy amerikanët tjerë, Ëarrick dhe Ried shtuan shifra identike, nga 13 pikë e 5 kërcime secili kurse te portokall e zinjtë u dallua Valon Bunjaku me 16 pikë e 6 gjashtë kërcime

Përkundër disfatës Bashkimi mbetet lider me 7 fitore e 1 humbje kurse Vëllaznimi regjistron fitoren e dytë dhe tash ka sukses 2–6 me çka kuqezinjtë marrin një shtytje të rëndësishme për vazhdimin e sezonit.

Kjo ndeshje në të cilën nikoqir ishte Bashkimi u zhvillua në Gjakovë pasi ndeshja e parë ishte zhvilluar në Prizren pasi që palestra Shani Nushi kishte qenë e zënë për shkak të zgjedhjeve

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme