Të dielën e 30 Nëntorit 2025, në Qazim Dervishi të Shkodrës, në ndeshjen historike ku për herë të parë zyrtarisht u përballën Shqipëria dhe Kosova në gara të FIBA-së, Dardani më i madh në histori të basketbollit të Dardanëve, Dardan Berisha me 37 vjetët e tij shkëlqeu duke shënuar 37 pikë, prej tyre 7 treshe.
Ishte kjo shfaqja më e mirë e Dardanit në 42 paraqitjet e ti në fanellën e Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA me 13 Mars 2015
Me ktë rast, ASISTI ka përgatitur 7 pyetje për secilën treshe që e shënoi basketbollsiti më i mirë shqiptar i Kosovës i gjitha kohëve
Asistionline: Dardan , 37 pikë me 37 vjet e po thonë që ti duhesh me u pensionua?
Asistionline: Dardan shakaja anash, ishte një prej paraqitjeve më të mira tujat për Kosovën. Çka ndodhi me ty atë natë që shpërtheve ashtu?
Asistionline: Edhe pse Kosova pati epërsi prej plus 22 në pjesën e dytë Shqipëria shënoi 11 treshe nga 19 tentime dhe nuk u dorëzua?
Asistionline: Dardan cili ishte dallimi midis punës që e keni bërë me selektorin Choulet dhe me treshen 100% vendore në krye me Bujar Locin dhe ndihmësit e tij, Petriot Zeqirin dhe Andin Rashicën
Asistionline: Ndeshjen e ardhshme e luajmë me Sllovakinë në Prishtinë?
Asistionline: Dardan ti i mbushe 37 dhe për personalisht ishalla i luan edhe 37 tjera por koha po kalon dhe ndërrimi i gjeneratës duhet të bëhet. Personalisht nuk po shoh Dardan ne ardhje dhe kjo po më shqetëson?
Asistionline: Krejt për fund, si e sheh Superligën sivjet?
Që nga ndeshja e parë zyrtare me 31 Gusht 2016 në kuadër të kualifikimeve për Eurobasketin 2017 kur Kosova debutoi kundër Sllovenisë (më pas kampione e Eurobasket 2017) në palestrën Stozhice në Lubjanë dhe Dardan Berisha realizoi 21 pikë (prej tyre 3 trepikësha), deri në ndeshjen e fundit e cila ishte e 42-ta zyrtare për “Dalin” ai ka realizuar total prej 762 pikëve (764 me ato dy të pa-pranuara ndaj Shqipërisë) apo mesatarisht 18.2 pikë për ndeshje

Është ky Dardan Berisha basketbollisti kosovar më i mirë i gjitha kohëve i cili foli ekskluzivisht për AsistiOnline pas performacës së tij fantastike në mbrëmjen historike kur, kapiteni 37 vjeçar i Kosovës shënoi 37 pikë, prej tyre 7 treshe duke shtuar edhe 6 asistime e 3 kërcime ndërsa nuk e ka as ndërmend me u ndal.


