Under Header

spot_img

Historike: Peja 03 fiton Superkupën e Kosovës, trofeu i parë i klubit

spot_img

KBF Peja 03 është fituesja e re e Superkupës së Kosovës te femrat.

Ekipi pejan ka thyer dominimin e klubit të Bashkimit për vite me radhë, duke e mposhtur sot në finale me rezultat 61-65.

Në fakt, është ky trofeu i parë i klubit të ri pejan i formuar vetëm pak vite më parë, por që po rrugëton suksesshëm në basketbollin kosovar, por dhe atë evropian, pasi sivjet u paraqit edhe në grupet e EuroCup Women.

Te Peja 03 në këtë triumf me vlerë trofeu u dalluan, Kiki Jefferson e Adrienne Godbold me nga 16 pikë, si dhe Arbnore Përçuku me 15 tjera.

Alexis Marie Mead s’mjaftoi te Bashkimi me 24 pikë, 7 asiste e 7 kërcime.

Bashkimi e fitoi trofeun në fjalë në 3 vitet e fundit, por sot nuk i’a doli. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme