Under Header

spot_img

Rahoveci e befason ‘këndshëm’ Bashkimin, i’a shkakton humbjen e dytë

spot_img

Rahoveci 029 ka shënuar një fitore të madhe dhe shumë të vlefshme, duke mposhtur liderin Bashkimin me rezultat 77:72.

Ndeshja nisi e ekuilibruar, por vendasit arritën të marrin kontrollin e pjesës së parë me një lojë më të qartë dhe më të qetë. Ata fituan dy çerekët e parë me shifrat 19:17 dhe 21:17, duke shkuar në pushim me epërsi 40:34.

Në periodën e tretë, Bashkimi reagoi fuqishëm dhe arriti të përmbysë ritmin, duke fituar këtë çerek 11:20. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në 10 minutat e fundit, kur ‘Vreshtarët’ rikthyen intensitetin dhe me një fund të shkëlqyer morën çerekun e katërt 26:18, duke vulosur triumfin para tifozëve të tyre.

Kentrell Pullian u dallua te Rahoveci me një paraqitje të jashtëzakonshme prej 26 pikësh, pesë kërcimesh dhe nëntë asistimesh. Nga ana tjetër, te Bashkimi më i miri ishte Kyan Anderson me 28 pikë dhe gjashtë asistime.

Me këtë fitore, Rahoveci 029 përmirëson bilancin në katër fitore e pesë humbje, ndërsa Bashkimi regjistron humbjen e dytë radhazi pas një serie prej shtatë fitoresh.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme