Under Header

spot_img

Jan Palokaj debuton pozitivisht te Cibona, por s’mund të shmang humbjen e ekipit

spot_img

Jan Palokaj ka zhvilluar debutimin e tij me fanellën e Cibonës, duke lënë menjëherë gjurmë me një paraqitje solide, edhe pse skuadra e tij u mposht në fund nga Kvarneri me rezultat të ngushtë 80:82.

Dueli ishte i luftuar deri në sekondat e fundit, por Cibona nuk arriti të kthejë ndeshjen në favor.

Edhe pse nuk ishte pjesë e pesëshes së parë, Palokaj u aktivizua për 23 minuta dhe u shfaq si një nga lojtarët më të mirë të ekipit në këtë sfidë. Ai përfundoi ndeshjen si pikëshënuesi i dytë më i mirë i Cibonës me 11 pikë, duke shtuar edhe 5 asiste, 1 kërcim dhe 1 top të vjedhur. Intensiteti i tij në lojë u ndje sidomos në pjesën e dytë, ku ai ndihmoi në rikthimin e energjisë së ekipit dhe në organizimin e aksioneve ofensive.

Palokaj e përfundoi takimin para kohe, pasi u detyrua të largohej nga parketi për shkak të pesë gabimeve personale, 1 minutë e 20 sekonda para fundit, në momentet vendimtare ku Cibona po kërkonte të përmbyste rezultatin.

Pavarësisht humbjes, debutimi i tij konsiderohet premtues, me kontribut të drejtpërdrejtë dhe rol të qartë brenda skemave të trajnerit. Nëse ky është vetëm fillimi, atëherë Cibona duket se ka fituar një lojtar që mund të marrë përgjegjësi dhe të ndihmojë ndjeshëm në ndeshjet e ardhshme. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme