Derbi i xhiros së 9-të në Superligën e Kosovës luhet sot në Pejë.
Ekipi i Golden Eagle Yllit në cilësinë e vendasit, për shkak se ndeshja e parë ishte luajtur në Therandë me kërkesën e Pejës, sot i ‘pret’ këta të fundit në ”Karagaç”.
Deri tani, therandasit kanë dy fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët gjashtë fitore e dy humbje e sfida e sontme pritet të jetë shumë interesante pasi dy ekipet kanë rostere të forta.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.


