Under Header

spot_img

Meti Thaçi afër shifrave magjike, komentatori maqedonas ‘dorëzohet’ dhe thur elozhe për të (VIDEO)

spot_img

Meti Thaçi po e vazhdon shkëlqimin e tij në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Këtë xhiro skuadra e Çairit arriti fitore të madhe ndaj KK Fenix 2010 me rezultat 71-81, derisa dirigjenti kryesor i skuadrës edhe këtë herë ishte 22 vjeçari shqiptar.

Meti ndaj Fenixit ishte afër shifrave magjike triple-double me 11 pikë, plot 10 asiste, 6 kërcime, si dhe 2 vjedhje topash e vetëm 1 top të humbur në 38 minuta lojë.

Këto statistika impresive të Metit i cili aktualisht edhe i prin elitës së basketbollit maqedonas me asiste, kanë bërë që edhe maqedonasit të ‘dorëzohen’ me komplimente ndaj tij.

Pikërisht ndaj Fenixit, komentatori maqedonas e vlerësoi lartë Meti Thaçin, duke theksuar se ai është asistuesi më i mirë në ligë edhe pse në moshën 22-vjeçare.

Inteligjenca e Thaçit në lojë është në një nivel krejt tjetër, ndërsa sulmi i Çairit funksionon pikërisht falë vendimeve të tij të shpejta dhe precize”, thotë ai.

Komentatori maqedonas përshkroi Metin si një “decision maker” (merr vendime të shpejta pa u trembur) të jashtëzakonshëm për vetëm 22 vjet mbi supe”, duke nënvizuar pjekurinë, qetësinë dhe kontrollin që ai sjell në parket çdo ndeshje. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme