Under Header

spot_img

Prishtina e demolon Opavën çeke, ia shkakton humbjen e parë në ENBL League

spot_img

Sigal Prishtina është rikthyer te fitoret në ENBL League.

Klubi kosovar nga kryeqyteti ka triumfuar në shtëpi ndaj ekipit çek BC Opava me rezultat të thellë 102-75.

E gjithë pesëshja startuese e prishtinasve sonte realizoi pikë dyshifrore, derisa më të dalluarit ishin Deondre Burns me 27 pikë, si dhe Adrio Bailey me 21 tjera.

Pas kësaj fitore, Prishtina rregullon bilancin me 4 fitore e 2 humbje, derisa Opava pësoi disfatën e parë pas 4 fitoreve rresht.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina luan poashtu si vendase ku e pret ekipin islandez Tindastoll. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme