Under Header

spot_img

Prishtina sonte ndaj Opavës çeke në ENBL League

spot_img

Skuadra jonë kosovare Sigal Prishtina pret sonte Opavën në ndeshjen e gjashtë të fazës së grupeve në ENBL

Sigal Prishtina sonte zhvillon ndeshjen e saj të gjashtë në grupet e Ligës ENBL, ku në Pallatin e Rinisë dhe Sportit do të përballet me ekipin çek – BC Opava.

Prishtinasit, të cilët filluan me tre fitore radhazi, kanë pësuar dy humbje në duelet e fundit. Në anën tjetër, BC Opava po kalon formë të shkëlqyer dhe ka katër fitore në po aq ndeshje, duke qenë ekipi i vetëm në grup pa humbje deri tani.

Ndeshja nis nga ora 19:00 në Prishtinë, ku bardhekaltrit synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive dhe të ndalin ecurinë e kundërshtarit çek.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme