Golden Eagle Ylli ka dalë me një fitore shumë të rëndësishme nga Gjakova, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 66:71 në një ndeshje të fortë dhe me ritëm të lartë.
Pjesa e parë ishte mjaft e ekuilibruar. Periudha e parë u mbyll 19:20 në të mirë të mysafirëve, të cilët vazhduan me paraqitje paksa më të qëndrueshme edhe në periodën e dytë, duke shkuar në pushim me epërsi 36:41. Momentet vendimtare të takimit erdhën në çerekun e tretë, ku therandasit shënuan 10 pikë kundrejt 19 të Yllit, duke krijuar një diferencë që doli të ishte vendimtare.
Në dhjetë minutat e fundit, Vëllaznimi reagoi fuqishëm dhe e fitoi periodën 20:11, por rikthimi nuk u konkretizua deri në fund, duke i lënë tri pikët skuadrës mysafire.
Te kuqezinjtë, Jericole Hellems u dallua me 13 pikë dhe 5 kërcime, ndërsa më i miri te Ylli ishte Arian Qallaku me një paraqitje të shkëlqyer prej 18 pikësh dhe 7 kërcimesh.
Pas kësaj ndeshjeje, të dy ekipet regjistrojnë bilanc të njëjtë në tabelë: nga tri fitore dhe shtatë humbje.



