Malcom Armstead sonte është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Bashkimit të Prizrenit.
Megjithatë duket se lojtari ka pasur edhe opsione të tjera për lojë.
Burime të sigurta të AsistiOnline.com kanë bërë me dije se lojtari iu ishte vetë ofruar edhe dy herë kampionit të Kosovës Golden Eagle Yllit, megjithatë një marrëveshje e tillë nuk ishte realizuar.
Armstead deri tani ishte pjesë e Pejës me të cilët u nda me marrëveshje të kushtueshme për prizrenasit, të cilët paguan edhe dëmshpërblim tek pejanët për lojtarin. /AsistiOnline.com/


