Under Header

spot_img

Bashkimi reagon pas rezultateve të fundit, shkruan se po përballen me lëndime

spot_img

Skuadra e Bashkimit ka njoftuar sot publikisht për një situatë të vështirë me të cilën po përballet në javët e fundit, si pasojë e lëndimeve të shumta brenda ekipit.

Nëpërmjet një komunikate, klubi prizrenas ka bërë të ditur se kapiteni Valon Bunjaku ka pësuar lëndim në ndeshjen kundër Trepçës dhe pritet të mungojë rreth katër javë, bazuar në raportin mjekësor.

Po ashtu, edhe amerikani Jeremiah Bailey do të jetë jashtë parketit për një periudhë të ngjashme, ndërsa situata me Isaiah Cousins paraqitet më pozitive dhe rikthimi i tij pritet të ndodhë më shpejt sesa parashikohej fillimisht.

Bashkimi ka konfirmuar se aktualisht po përballet me mungesat e katër lojtarëve – Valon Bunjaku, Isaiah Cousins, Jeremiah Bailey dhe Besim Bytyqi – një gjendje që, sipas klubit, ka ndikuar dukshëm edhe në rezultatet e tre ndeshjeve të fundit.

Megjithatë, klubi portokalli thekson se pavarësisht sfidave, ambiciet mbesin të pandryshuara dhe besimi në punën e skuadrës është i plotë. Në komunikatë bëhet e ditur se ditëve në vijim pritet nënshkrimi i disa lojtarëve të rinj për të plotësuar boshllëqet e krijuara.

“Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim, me shpirt ekipi dhe me mbështetjen e tifozëve tanë,” thuhet ndër të tjera në njoftim, ku theksohet se situata aktuale është vetëm një pengesë e përkohshme dhe se Bashkimi synon të rikthehet më i fortë dhe më i bashkuar.

Klubi falënderoi tifozët për përkrahjen e vazhdueshme, duke garantuar se rikthimi në formë është vetëm çështje kohe. /AsistiOnline.com

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme