Dy transfere të reja për Bashkimin e Prizrenit.
AsistiOnline.com sikurse për Shannon Shortert që raportoi eksklizivisht, ka mësuar se edhe Malcolm Armstead është lojtari më i ri i ekipit të Bashkimit.
Armstead deri tani u paraqit te Peja dhe siç ka mësuar AsistiOnline.com, dy ekipet janë marrë vesh për lojtarin me dëmshpërblim që ai të paraqitet te Bashkimi.
Armstead së fundmi u paraqit edhe me fanelën e Kosovës e në vendin tonë ka luajtur edhe te Sigal Prishtina e Golden Eagle Ylli, por nuk ka arritur ndonjë trofe në vendin tonë. /AsistiOnline.com/



