Pas rezultateve të fundit katastrofale me 3 humbje radhazi, Bashkimi duket se ka ndërhyrë në merkato.
Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, prizrenasit kanë transferuar basketbollistin amerikan Shannon Shorter.
36 vjeçari së fundmi ka luajtur në Meksikë me Fuerza Regia në 27 ndeshje me 11 pikë mesataren.
Shorter në të kaluarën ka luajtur edhe në Split (Kroaci), Afyon (Turqi), PAOK (Greqi), Le Mans (Francë), Hapoel Afula (Izrael) ejt.
Shpejtë lojtari pritet të prezantohet nga ekipi.
/AsistiOnline.com/



