Sot luhet edhe një përballje tjetër dhe mjaft interesante nga xhiro e 11-të e Superligës kosovare.
Bora-Vëllaznimi takohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet e ku dy skuadrat janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit.
Deri tani prishtinasit numërojnë katër fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë tri fitore e shtatë humbje.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.


