Sonte zhvillohet derbi i vjetër i basketbollit kosovar.
Sigal Prishtina e pret në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet, Bashkimin e Prizrenit.
Të dy ekipet në xhirot e fundit kanë pasur formë të luhatshme, sidomos Bashkimi që ka pësuar tri herë radhazi, andaj sonte pritet ndeshje e fortë për fitore nga dy ekipet.
Deri tani, prishtinasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit pas shtatë fitoreve radhazi pësuan tri humbje radhazi.
Ndeshja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.


