Under Header

spot_img

Andrew Gordon rikthehet në Superligë, firmos me KB Vëllaznimi

spot_img

KB Vëllaznimi ka zyrtarizuar transferimin e qendrës amerikane Andrew Gordon, i cili rikthehet në basketbollin e Kosovës, kësaj radhe si pjesë e skuadrës nga Gjakova.

Gordon, i gjatë 207 centimetra, është emër i njohur për publikun kosovar falë paraqitjeve të tij me Trepçën, ku ishte pjesë e ekipit për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në garat vendore, duke lënë gjurmë me lojën e tij në zonën e ngushtë.

Përveç përvojës në Kosovë, qendra amerikane ka ndërtuar karrierë edhe në arenën ndërkombëtare, duke luajtur në Bullgari dhe Uruguai, ndërsa angazhimi i tij i fundit ishte në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në nivel kolegji, Andrew Gordon ka qenë pjesë e dy programeve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke fituar përvojë të vlefshme në basketbollin universitar amerikan.

Me afrimin e Gordon, KB Vëllaznimi synon të forcojë repartin e lojtarëve të brendshëm për vazhdimin e sezonit, ndërsa nga klubi shprehen optimistë se përvoja dhe cilësitë e tij do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin në Superligën e Kosovës.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme