Një lëvizje e papritur ka ndodhur në basketbollin kosovar. Altin Morina, deri më tani kapiten i Bashkimit të Prizrenit, është transferuar te Sigal Prishtina, një zhvillim që pak kush e kishte parashikuar.
Sipas burimeve pranë klubit prizrenas, largimi i Morinës ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mes lojtarit dhe ekipit të Bashkimit, çka ka çuar në ndarjen e rrugëve mes palëve.
Morina nuk është emër i panjohur për kryeqytetasit, pasi ai ka qenë pjesë e Prishtinës edhe më herët. Në karrierën e tij, basketbollisti kosovar ka luajtur gjithashtu për Rahovecin dhe Golden Eagle Yllin, duke qenë një nga lojtarët me përvojë në Superligën e Kosovës.
Transferimi i tij te Prishtina pritet të sjellë më shumë stabilitet dhe përvojë në rotacionin e ekipit bardhekaltër. /AsistiOnline.com



