Under Header

spot_img

Çair 2030 në ngritje të vazhdueshme në Superligën maqedonase, vazhdon shkëlqimi i Meti Thaçit

spot_img

Ekipi shqiptar Çair 2030 po kalon një periudhë shumë pozitive në Superligën e Maqedonisë së Veriut, duke treguar qartazi shenja të ringritjes nën dirigjimin e Meti Thaçit.

Asistuesi më i mirë i kampionatit, i cili po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje, po shndërrohet në figurën kyçe të lojës së Çairit, duke i dhënë ritëm, qartësi dhe stabilitet ekipit.

Në xhiron e fundit, Çair 2030 arriti një fitore të thellë dhe bindëse ndaj KK Angelit, me rezultat 103-79, duke regjistruar kështu fitoren e katërt radhazi në kampionat. Një sukses që konfirmon formën e mirë dhe momentumin pozitiv të skuadrës.

Meti Thaçi ishte sërish në nivel të lartë, duke e përmbyllur takimin me 21 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime. 22-vjeçari nga Shkupi e udhëhoqi lojën me qetësi dhe inteligjencë, duke dëshmuar pse aktualisht konsiderohet asistuesi më i mirë i ligës.

Kontribut të rëndësishëm në këtë fitore dhanë edhe dy basketbollistët amerikanë të ekipit. Jalin Billingsley ishte koshashënuesi më i mirë me 27 pikë, ndërsa Allen Fordham shtoi edhe 17 pikë të tjera, duke kompletuar një paraqitje kolektive shumë të mirë të Çairit.

Me këtë seri fitoresh dhe me paraqitje gjithnjë e më bindëse, Çair 2030 po tregon se ka gjetur drejtimin e duhur dhe po e forcon pozitën e tij në Superligën maqedonase, duke u shndërruar në një skuadër gjithnjë e më të rrezikshme për çdo kundërshtar. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme