Tjetër transfer i huaj në basketbollin kosovar, në kohën kur atmosfera po ‘tensionohet’ më shumë e më shumë.
Së fundmi Vëllaznimi e prezantoi ardhjen e re Andrew Gordon, i cili vjen me shumë bujë tek gjakovarët, para përballjes së mesjavës me Rahovecin 029.
Megjithatë, duket se as këta të fundit nuk janë duke ndenjur duarkryq.
Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, edhe ‘vreshtarët’ tashmë kanë goditur me një transferim të ri, emri i të cilit ende nuk dihet, por i cili tashmë është Rahovec dhe mund të jetë gati para përballjes me Vëllaznimin.
Vëllaznimi – Rahoveci 029, luhet të mërkurën në Gjakovë nga ora 19:30. /AsistiOnline.com/


