Under Header

spot_img

Proton Cable Prizreni mbyll stinorin vjeshtor lider në Ligën e parë

spot_img

Proton Cable Prizreni duket se mund të rikthehet shpejtë në Superligën e Kosovës.

Kjo për faktin se bardhezinjët e kanë mbyllur stinorin në Ligën e parë si lider i tabelës me 7 fitore e vetëm 1 humbje.

Ekipi i Arbnor Rifatit ka humbur vetëm një përballje dhe ka arritur 7 fitore të tjera, duke treguar konsistencë në ndeshjet e luajtura në këtë rang garash.

Megjithatë në tabelë, sikurse Proton Cable Prizreni bilanc identik ka edhe New Basketi ekip tjetër nga Prizreni, por që në duelin direkt ka triumfuar Proton Cable Prizreni.

Pas tyre renditet KEK-u me 6 fitore e 2 humbje dhe Istogu i 4-ti me 4 fitore e 4 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme