Under Header

spot_img

Vdes njëri prej themeluesve të KB Peja, Mehmet Gashi – Meti

spot_img

Të mërkurën, në Pejë, në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë Mehmet Gashi – Meti.

Mehmet Gashi ishte bashkëthemelues i KB Peja në vitin 1993 dhe një ndër mbështetësit kryesorë të klubit për shumë vite me radhë, veçanërisht gjatë periudhës së rezistencës dhe kohëve më të vështira për basketbollin pejan. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit dhe sportit në Pejë.

I ndjeri ishte vëllai i kryetarit të KB Peja, Fatmir Gashi, njëherësh ish-nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në emër të AsistiOnline, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe gjithë komunitetit të basketbollit pejan. U prehtë në paqe.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme