Menjëherë pas humbjes nga Bashkimi, klubi i Golden Eagle Yllit sonte ka prezantuar lojtar të ri.
Therandasit kanë prezantuar ardhjen e re Darious Hall i gjatë 200 centimetra dhe i cili luan në pozitat 3/4.
Hall së fundmi ka luajtur në Arabinë Saudite me ekipin e Al Ahli në mesatarisht 21.4 minuta lojë me 18.1 pikë, 6.9 kërcime, 2 asiste e 1.6 topa të vjedhur.
Lojtari në të kaluarën është paraqitur edhe me Zielona Gorën në elitën polake dhe në Bullgari me Beroen, përshirë edhe Ligën Ballkanike.
Në të gjitha ekipet ai ka luajtur me mesatare prej mbi 15 pikë për ndeshje.
Golden Eagle Ylli momentalisht po kalon në formë katastrofale me vetëm 3 fitore e plot 9 humbje. /AsistiOnline.com/


