Under Header

spot_img

”Më e mira e të gjitha kohërave”, Peja i del në mbështetje Arbnore Përçukut

spot_img

Ditën e djeshme Federata e Basketbollit të Kosovës mbajti ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2025.

Nga kjo ceremoni dolën shumë pakënaqësi lidhur me ndarjen e çmimeve, sidomos te meshkujt ku basketbollisti i Trepçës Drilon Hajrizi reagoi publikisht për mos përzgjedhjen e tij në asnjë prej çmimeve, madje shkoi aq larg saqë deklaroi se ”Injorimi nga FBK është fyerje për gjakun dhe djersën”.

Pakënaqësi mësohet të ketë pasur edhe te femrat, ku Arbnore Përçuku cilësohet si lojtarja më e mirë në historinë e basketbollit kosovar femëror, nuk u përzgjodh si më e mira, por nuk ishte as në pesëshen e vitit, edhe pse vitin e kaluar fitoi të gjithë trofetë me Bashkimin, si dhe sivjet e nisi duke e fituar Superkupën me Pejën 03.

Klubi i Pejës 03 sot i ka dalur në mbështetje me një postim, duke shkruajtur ”Më e mira e të gjitha kohërave”.

Nga FBK-ja ende nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këto kritika të shumta e pakënaqësi. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme