Sonte zhvillohet derbi i xhiros së 13-të në elitën e basketbollit kosovar.
Go+Peja i bën konakun në ”Karagaç” Bashkimit të Prizrenit.
Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e katër humbje dhe po luftojnë së bashku me Trepçën për kreun e tabelës, e ky fakt e bën këtë sfidë edhe më interesante.
Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.


