Pas largimit të Saranda Dacit, skuadra e Penzës ka vepruar shpejt në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar përforcimin me Sara Vraniqin.
Basketbollistja në fjalë rikthehet, pasi më herët ka qenë pjesë e Pejës 03 dhe Bashkimit, ndërsa tashmë do të veshë fanellën e skuadrës pejane. Me këtë transferim, Penza synon të mbulojë boshllëkun e krijuar pas largimit të Dacit dhe të stabilizojë përbërjen e ekipit për vazhdimësinë e sezonit.
Ky është një nga lëvizjet e para të Penzës në këtë fazë të sezonit, në përpjekje për të forcuar skuadrën dhe për të ruajtur konkurrencën në kampionat. /AsistiOnline.com



