Under Header

spot_img

Vendim i bordit të FBK-së: Shtyhen ndeshjet e Kupës dhe xhirot e Superligës

spot_img

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se, si pasojë e vendimit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit palestrat sportive nuk do të jenë në dispozicion duke filluar nga data 22 dhjetor 2025, është krijuar pamundësi objektive për zhvillimin e aktiviteteve sportive të planifikuara.

Në mbledhjen e mbajtur më 22.12.2025, Bordi i FBK-së, duke vepruar në kuadër të kompetencave të përcaktuara me Statut dhe Rregulloren e Punës, shqyrtoi situatën e krijuar dhe konstatoi se nuk është e mundur zhvillimi i xhirove të rregullta të garave, si dhe i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në ProCredit Superligë, të planifikuara për datat 24 dhe 25 dhjetor 2025.

Me qëllim të ruajtjes së integritetit të garave, sigurimit të qartësisë organizative dhe shmangies së pasigurive në planifikimin sportiv, si dhe duke marrë parasysh propozimin e Kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu, për riorganizimin e kalendarit të garave, i cili ka gjetur mbështetje edhe nga një pjesë e konsiderueshme e klubeve, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të miratojë Kalendarin e Përditësuar të Garave për edicionin 2025/26.

Sipas këtij kalendari të ri, vazhdimi i edicionit garues do të bëhet nga data 7/8 janar 2026, fillimisht me zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Kosovës, për të vazhduar më pas me garat e rregullta në ProCredit Superligë, si dhe me zhvillimin e Ligës Unike – Meshkujt, në përputhje me afatet e reja të miratuara.

FBK ka bërë të ditur se klubet dhe opinioni sportiv do të informohen me kohë për të gjitha detajet organizative që lidhen me kalendarin e ri të garave.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme