Under Header

spot_img

Edoni vendimtar në fitoren jetike të Gravelines ndaj Chalon/Saone

spot_img

Edon Maxhuni është treguar sonte vendimtar për ekipin e tij Gravelines ndaj Chalon/Saone në xhiron e 13-të të Superligës Franceze.

Gravelines u rikthye te fitorja pas plot 6 humbjeve rresht, duke mposhtur sonte ekipin e Chalon/Saone në çastet e fundit me pikët vendimtare të Edonit si dhe rezultat 86-78.

Edoni sonte ishte më i miri në 26 minuta lojë, duke realizuar 21 pikë, 2 asiste, 3 kërcime e 1 vjedhje topi.

Gravelines gjendet skuadra e parafundit në tabelë me 3 fitore e 10 humbje dhe po kërkon me ngulm këndelljen nga këto rezutate tash me Edon Maxhunin në roster i cili nuk ishte me ekipin në 2 xhirot e fundit pas një lëndimi nga i cili tani është shëruar.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme