Under Header

spot_img

Kaosi i basketbollit evropian: FIBA dhe NBA drejt një lige të mbyllur në Evropë

spot_img

Në kaosin që po e karakterizon basketbollin evropian, gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se FIBA dhe NBA po ecin me shpejtësi drejt krijimit të një gare të përbashkët evropiane, të bazuar në sistem franchise në ligë të mbyllur(nuk ka rënie nga liga).

Pavarësisht thirrjeve për dialog dhe bashkëpunim me Euroleague, duket se vullneti për të arritur një marrëveshje është i kufizuar. Përkundrazi, FIBA po ndjek një qasje që i ngjan asaj që Euroleague Basketball përdori ndaj saj në fillim të viteve 2000: ne vazhdojmë përpara, ose i bashkoheni projektit sipas kushteve tona, ose kjo mbetet problemi juaj.

Sipas raportimeve mediatike, gara e re pritet të përfshijë 12 klube në qytete të mëdha evropiane, me një kombinim të klubeve ekzistuese të basketbollit, ekipeve të reja dhe klubeve të futbollit që synojnë të investojnë në basketboll.

Në këtë kontekst, ideja e një “Manchester United Basketball” tingëllon më shumë si eksperiment sesa si zhvillim organik i sportit.

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis, ka deklaruar se kjo garë e re “respekton parimet e modelit evropian të sportit, duke ofruar një rrugë të drejtë drejt elitës për çdo klub ambicioz”. Megjithatë, ky pretendim është problematik dhe i debatueshëm. Thjesht ofrimi i disa vendeve për “klube ambicioze” – dhe jo për të gjitha klubet – nuk përputhet me parimin e meritës sportive dhe as me qasjen nga baza drejt majës që e karakterizon Modelin Evropian të Sportit.

Në thelb, kjo është një garë e mbyllur, e krahasueshme me projektin e Superleague që dështoi para ca kohësh dhe sipas disa juristëve si Katarina Pijetlovic, potencialisht edhe një abuzim me pozitën dominuese në treg.

FIBA, nëse e sheh të arsyeshme, mund të fillojë një garë të re si ndërmarrje e përbashkët sportive, e orientuar drejt tregut të “sportainment-it” dhe audiencave premium. Por ajo nuk duhet ta paraqesë këtë iniciativë agresive për zgjerim tregu si mbrojtje apo respektim të Modelit Evropian të Sportit.

Duket se është bërë praktikë që institucionet drejtuese të sportit të përdorin dhe shtrembërojnë këtë model për të justifikuar projektet e tyre komerciale dhe strategjitë e zgjerimit në treg.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme