Në mesin e shqiptarëve nëpër botë me basketbollin, aktualisht po spikat emri i trajnerit Spiro Leka.
Trajneri nga Shqipëria që prej vitesh jeton dhe vepron në Itali, sivjet me sukses po rrugëton në Serie A2 me ekipin e Pesaros.
Aktualisht skuadra e Lekës gjendet e para në tabelë me 13 fitore e pesë humbje, derisa ndjekësi i parë Verona ka 12 fitore e 6 humbje.
Në xhiron e ardhshme luhet pikërisht derbi mes Veronës dhe Pesaros e ku do të ndeshen dy ekipet që pretendojnë kulminacionin e basketbollit italian, një prej garave më të forta në Evropë.
Pesaro është një emër i madh në basketbollin italian dhe evropian. Ka 2 tituj kampioni dhe 2 Kupa të Italisë, si dhe një herë e ka fituar EuroCupin./AsistiOnline.com/


