Bujar Loci do të mbetet selektor i Kosovës A te meshkujt.
Kështu ka bërë të ditur sot Federata e Basketbollit të Kosovës, duke njoftuar se bordi i saj ka vendosur që të emëron z.Bujar Locin përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës për ciklin e para-kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.
Loci u emërua fillimisht përkohësisht si selektor i Kosovës para duelit me Shqipërinë të cilin Dardanët e fituan thellë, e duket se ai rezultat i ka bindur drejtuesit e FBK-së, që të vazhdojnë me Locin edhe për ndeshjet e tjera.
Kosova me 30 nëntor si mysafire e mposhti Shqipërinë 84-99 dhe nisi pozitivisht parakualifikimet për këtë garë, gjersa ndeshjen e radhës e luan me 27 shkurt ndaj Sllovakisë në Prishtinë.
Aktualisht, Sllovakia e Kosova kanë nga 1 fitore, gjersa Shqipëria ka 2 humbje. Vetëm pozita e parë në tabelë kalon tutje në ciklin e dytë të parakualifikimeve. /AsistiOnline.com/


