Ditën e djeshme është mbajtur mbledhja e rregullt e bordit të FBK-së.
Sipas njoftimit të institucionit kryesor të basketbollit në vend, pas shqyrtimit dhe diskutimit të të gjitha pikave të rendit të ditës, janë marrë disa vendime.
Një ndër to ka qenë edhe vendimi për të vendosur lidhur me vazhdimin e mandatit të Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku.
Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë në përputhje me dispozitat e Statutit të FBK-së.
Dushku prej vitesh e ushtron rolin e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, gjersa përpos të kaluarës si lojtare e dalluar, ka përvoja të ndryshme profesionale kryesisht në fushën sportive, përfshirë edhe gazetarinë. /AsistiOnline.com/


