Under Header

spot_img

Bordi i FBK-së miraton planin për investim 10% në zhvillimin e gjeneratave të reja

spot_img

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar Planin-Propozim për zbatimin praktik të “Rregullores për shpenzimet e dedikuara për zhvillimin e gjeneratave të reja nga klubet e Superliga Meshkujt”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e rregullt të Bordit, të mbajtur më 23 dhjetor 2025 në Prishtinë, në mbështetje të kompetencave të përcaktuara me Statutin e FBK-së, përkatësisht Nenin 24, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit.

Sipas këtij vendimi, klubet e ProCredit Superligës do të obligohen që 10 për qind të mjeteve t’i dedikojnë për zhvillimin e gjeneratave të reja. Plani hyn në fuqi menjëherë dhe zbatimi i tij do të fillojë nga muaji janar 2026.

Në FBK vlerësohet se ky hap synon krijimin e një baze më të qëndrueshme për basketbollin kosovar, duke rritur fokusin në punën me të rinjtë dhe në ndërtimin afatgjatë të klubeve të Superligës.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme