Një tjetër dorëheqje duket se ka ardhur në basketbollin kosovar brenda vetëm pak ditësh.
AsistiOnline.com ka mësuar se Dritëro Sefaja mësohet të ketë dhënë dorëheqje nga funksioni i Kryetarit të Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës.
Arsyjet e kësaj dorëheqje që Sefaja mësohet ta ketë njoftuar SHTBK-në, nuk janë bërë ende të ditura.
AsistiOnline.com ka tentuar të marrë një prononcim nga Sefaja lidhur me këto zhvillime që lidhen me të, por që deri në këto momente, ai nuk ka qenë i çasshëm.
Sefaja e mori drejtimin e kësaj shoqate në fillim të vitit 2025, megjithatë duke se pa u bërë një vit i plotë, ai ka vendosur të dorëhiqet nga ky pozicion. /AsistiOnline.com/


