Larry Thomas ka gjetur skuadër të re menjëherë pas largimit nga Golden Eagle Ylli.
Fundori amerikan është transferuar te skuadra e Tubingen, që në sezonin e kaluar ra nga Bundesliga gjermane dhe sivjet po garon në Bundesliga 2.
Thomas luajti në pak ndeshje me therandasit, derisa kishte ardhur në Kosovë fillimisht te Peja, ku kishte fituar titullin e kampionit.
Lojtari në fjalë përvojë ka edhe me Trepçën, ku luajti sezonin e kaluar në disa ndeshje. /AsistiOnline.com/


