Under Header

spot_img

Prishtina aktivizon operacionin ”fshesa”

spot_img

Sigal Prishtina duket se do e nis vitin e ri 2026 me ndryshime të rëndësishme në roster.

AsistiOnline.com ka mësuar se klubi bardhekaltër ka ndarë rrugët me lojtarin grek Tilemachos Vissariou, i cili nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të ekipit që nga ardhja e tij.

Megjithatë, lojtari grek pritet të mos jetë ndryshimi i vetëm te prishtinasit që nga janari pritet të hyjnë në gara me disa ndryshime të rëndësishme ekipore.

Sigal Prishtina e ka mbyllur vitin 2025 në garat vendore me 7 fitore dhe 6 humbje, derisa po paraqitet edhe në ENBL League, atje ku është lidere e tabelës në një konkurencë të fortë me disa top ekipe pjesëmarrëse. /AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme