Dritëro Sefajën mund ta shohim si trajner te Drita.
Ekipi gjilanas që vitin e kaluar kaloi nga organizata joqeveritare në SHPK (klub privat), sivjet po synon rikthimin në Superligën e Kosovës.
Sipas burimeve të AsistiOnline.com, gjilanasit janë afër marrëveshjes me trajnerin Dritëro Sefaja.
Sefaja momentalisht drejton ekipin e Kerasanit, poashtu në Ligën e parë e marrëveshja e re mund ta drejtojë atë në një ekip tjetër rival.
Vlen të ceket se ditë më parë AsistiOnline.com raportoi për dorëheqjen e Sefajës nga posti i kryetarit të Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës. /AsistiOnline.com/


