Proton Cable Prizreni po e synon rikthimin në elitën e basketbollit kosovar.
Ekipi i drejtuar nga Arbnor Rifati e mbylli vjeshtën si lider i Ligës së parë me 7 fitore e vetëm 1 humbje, duke dhënë sinjale për synimet që ka.
Prizrenasit duket se po duan t’i shkojnë sigurtë objektivit e për për këtë kanë përforcuar edhe më tutje radhët e ekipit.
Sipas AsistiOnline.com Proton Cable Prizreni ka arritur marrëveshje me lojtarin e Bashkimit Besim Bytyqi, për ta pasur në radhët e veta i cili do të luajë me licencë të dyfishtë edhe në radhët e portokallinjëve.
Përpos Bytyqit, Proton Cable Prizreni ka rikthyer në radhët e veta edhe ish kapitenin Qëndrim Ajazaj.
Dy lojtarët e lartëpërmendur mund të mos jenë transferet e fundit të bardhezinjëve. /AsistiOnline.com/



