Under Header

spot_img

Bakija tregon se çka synon Vëllaznimi në pjesën e dytë të sezonit

spot_img

Kryetari i Vëllaznimi Ideal Bakija ka folur për situatën aktuale të skuadrës së Vëllaznimit dhe objektivat për vazhdimësinë e sezonit, duke theksuar se qëllimi kryesor mbetet sigurimi i një vendi në fazën “play-off”.

Sipas tij, Vëllaznimi nuk mund të jetë i kënaqur me rezultatet e deritanishme, veçanërisht me startin e dobët të sezonit, ku në shtatë ndeshjet e para u arrit vetëm një fitore. Kjo situatë solli edhe ndryshime në stafin teknik, përkatësisht ndërrimin e trajnerit.

Pas këtyre ndryshimeve, skuadra ka treguar shenja përmirësimi, duke regjistruar tri fitore dhe tri humbje në gjashtë ndeshjet e fundit, bilanc që sipas kryetarit është më i pranueshëm, por ende larg pritshmërive.

“Synimi është që Vëllaznimi të jetë në play-off. Në situatën ku jemi aktualisht, duhet të fokusohemi në këtë objektiv dhe më pas, me një ekip sa më konkurrues, të shohim mundësitë tona në fazën finale, duke synuar së paku gjysmëfinalen”, ka deklaruar ai.

Kryetari ka shtuar se klubi po mendon edhe për përmirësime në sezonin e ardhshëm, përfshirë ndryshime të mundshme te lojtarët e huaj, me qëllim që skuadra të jetë më stabile dhe më konkurruese në të ardhmen./TvSyri/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme