Under Header

spot_img

Ishi i Yllit Alonzo Verge po shkëlqen në bundesligën gjermane, është pikëshënuesi më i mirë

spot_img

Alonzo Verge Jr, ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit, po kalon një super sezon personal në karrierën e tij.

Verge Jr po luan në Bundesligën e Gjermanisë, ku me fanellën e ekipit Rasta Vechta, është shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit të fuqishëm gjerman.

Verge aktualisht kryeson listën e koshashënuesve të njërës prej top 5 ligave më të forta në Evropë, me mesatare prej 19.9 pikësh për ndeshje, duke dëshmuar vazhdimisht cilësitë e tij ofensive.

Përveç pikëve, ai po jep kontribut të madh edhe në elemente të tjera të lojës, duke regjistruar mesatarisht 6.3 asistime dhe 4.4 kërcime për ndeshje.

Paraqitjet e tij në Bundesligë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv gjerman, ndërsa forma e qëndrueshme e Verge po ndihmon ndjeshëm Vechta-n në objektivat e sezonit.

Alonzo Verge Jr ka lënë gjurmë edhe në basketbollin kosovar. Ai ishte pjesë e Golden Eagle Yllit, me të cilin u shpall nënkampion i Kosovës. Ylli humbi titullin kampion në një seri dramatike finale, e cila u mbyll me rezultat 3-2 në favor të Trepçës, pas ndeshjes së fundit vendimtare.

Performancat aktuale të Verge në Gjermani janë dëshmi e nivelit të lartë të lojtarëve që kanë kaluar nëpër Superligën e Kosovës dhe ndikimit të tyre në kampionate më të forta evropiane. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme