Trepça ka nisur përgatitjet jashtë vendit, duke udhëtuar drejt Gjevgjelisë në Maqedoninë e Veriut, ku po qëndron për shtatë ditë radhazi në një fazë përgatitore intensive.
Për mitrovicasit nuk ka pushim e as festa, pasi për shkak se palestrat sportive në Kosovë janë të zëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), skuadra është detyruar të zhvendosë aktivitetin e saj jashtë vendit për të ruajtur ritmin e punës dhe formën garuese.
Gjatë qëndrimit në Gjevgjeli, Trepça pritet të zhvillojë seanca të rregullta stërvitore, me fokus në përgatitjen fizike dhe taktike, në prag të vazhdimit të garave vendore dhe ndërkombëtare.
Stafi teknik synon që kjo periudhë përgatitore të shfrytëzohet maksimalisht, në mënyrë që skuadra të rikthehet edhe më e konsoliduar për sfidat e radhës, duke konfirmuar ambiciet e kampionit aktual edhe në vazhdim të sezonit. /AsistiOnline.com/


