Under Header

spot_img

Rahoveci 029 përforcohet me një lojtar të huaj me shumë përvojë, përfshirë edhe NBA

spot_img

Rahoveci 029 është skuadra e parë e Superligës së Kosovës te meshkujt që zyrtarizon lojtar të ri për vitin e ri 2026.

‘Vreshtarët’ kanë njoftuar për marrëveshje me amerikanin Adonis Thomas i gjatë 197 centimetra dhe i cili luan në pozitat 3/4.

Lojtari në fillim të karrierës pas kolegjiale ka luajtur pak në NBA me ekipe si: Orlando Magic dhe Philadelphia 76ers.

Më pas u paraqit në Itali me Avellinon, Banvit (Turqi), Medi Bayreuth (Gjermani), Gravelines-Dunkerque (Francë), Astana (Kazakistan), KRKA (Slloveni), Stal Ostrow Wielkopolski (Poloni), Bnei Herzeliya (Izrael), Mineros de Zacatecas (Meksikë) dhe së fundmi ka luajtur me Al Sadd në Katar me 7.8 pikë në 2 ndeshje.

/AsistiOnline.com/ 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme