Dy transferet e reja të skuadrave tona kosovare, Scott Bamforth dhe Shannon Shorter së fundmi kanë luajtur me një ekip, padyshim një detaj interesant ky.
Bamforth u transferua te Golden Eagle Ylli e Shorter te Bashkimi.
Para ardhjes në Kosovë, Bamforth dhe Shorter janë paraqitur me Fuerza Regian në Meksikë, atje ku u shpallën kampionë me ekipin në fjalë.
Bamforth u shpall edhe MVP i sezonit me skuadrën meksikane, me një mesatare prej 17 pikëve, 4 kërcime, 3.2 asiste e 1.1 vjedhje topash për 41 ndeshje.
Derisa Shorter në 42 ndeshje, luajti me mesatare prej 9.7 pikë, 3.6 kërcime e 3.4 asiste si dhe 1 top të vjedhur.
Bamforth e Shorter do të jenë tashmë kundërshtarë në basketbollin kosovar me ekipe të ndryshme. /AsistiOnline.com/


