Under Header

spot_img

Konjuhi impresionon me paraqitjet në SHBA, deklarohet për media gjersa përmend edhe Kosovën si pjesë të sukseseve

spot_img

Djaloshi i ri me prejardhje nga Kosova Arlind Konjuhi po vazhdon me paraqitje fantastike edhe sivjet në basketbollin amerikan.

Konjuhi që është pjesë e Allan Hancock, po shkëlqen me kolegjin në fjalë nga Kalifornia.

Së fundmi në njërën prej ndeshjeve të ekipit, Konjuhi realizoi plot 25 pikë vetëm në pjesën e dytë (27 në total) për t’ia siguruar fitoren ekipit ndaj Cypress College 65-58.

Pas triumfit të ekipit dhe paraqitjes bravoroze të Arlindit, trajneri i tij kishte vetëm një fjalë për ta përshkruar atë.

Konjuhi nuk është i ri në lojërat e mëdha, shkruajti media amerikane pas paraqitjes heroike të kosovarit të ri.

Pasi u zhvendos nga Anchorage, Alaska në Hjuston kur ishte 12 vjeç, ai luajti në shkollën e mesme Cy-Fair. përpara se të luante ndërkombëtarisht për ekipin kombëtar të Kosovës U20.

“Të luaja për vendin tim ishte nderi më i madh që kam pasur deri më tani. Ka shumë gara të forta atje”, tha Konjuhi për mediumin amerikan.

Konjuhi në sezonin e kaluar ishte në 5shen e ekipit më të mirë në të gjithë Konferencën Shtetërore Perëndimore sezonin e kaluar. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme