Prishtina ka pësuar humbje në kuadër të ENBL League, duke u mposhtur nga skuadra islandeze Tindastóll me rezultat 98–104.
Te Prishtina u dalluan Deondre Burns me 31 pikë dhe Adrio Bailey me 27 pikë, por kontributi i tyre nuk mjaftoi për të shmangur humbjen ndaj një kundërshtari që po kalon në formë të mirë.
Pavarësisht këtij rezultati, Prishtina mbetet ende në garë me bilanc pozitiv dhe synon rikthimin te fitoret në ndeshjet e radhës në arenën evropiane.
Kjo ishte humbja e tretë për ekipin prishtinas në këtë garë evropiane, krahas katër fitoreve të arritura deri më tani.



