Sonte vazhdon programi i çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, ku skuadrat Bora dhe Rahoveci do të përballen në Prishtinë.
Takimi nis nga ora 18:45 dhe paraqet ndeshjen e parë mes dy ekipeve në kuadër të kësaj faze, e cila zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje.
Të dyja skuadrat synojnë të krijojnë epërsi që në përballjen e parë, për ta pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit.
Pritet një duel interesant, me Borën që luan para publikut vendas, ndërsa Rahoveci vjen me synimin për të marrë një rezultat pozitiv nga kryeqyteti. /AsistiOnline.com/


