Sonte zhvillohet një nga përballjet më të pritura të çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, ku Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të maten mes vete në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Ndeshja, e cila konsiderohet derbi i kësaj faze të garës, nis nga ora 18:45 dhe pritet të sjellë rivalitet të fortë në parket, duke pasur parasysh historinë e përballjeve mes dy skuadrave.
Të dy ekipet synojnë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, duke ditur se çerekfinalet luhen me sistemin vajtje-ardhje, çka e bën çdo pikë tejet të rëndësishme në luftën për një vend në gjysmëfinale. /AsistiOnline.com/


