Under Header

spot_img

Prishtina ofron dy ardhje të reja tejet cilësore

spot_img

Prishtina ka zyrtarizuar sot dhe dje dy përforcime të reja në përbërje, duke shtuar cilësi dhe përvojë për vazhdimin e sezonit.

Ardhja e parë është Elijah Clarence, shuter amerikan me gjatësi 195 centimetra, i njohur për aftësinë në gjuajtje dhe lojën fizike. Clarence vjen në Prishtinë pas një eksperience të gjerë ndërkombëtare, duke luajtur më herët në Meksikë, Estoni, Hungari, Letoni, Mal të Zi dhe Kroaci, çka e bën një profil me bagazh të rëndësishëm për nivelin e Superligës sonë.

Përforcimi i dytë është Kahlil Dukes, lojtar i pozitave 1/2, me gjatësi 183 centimetra i cili ka ndërtuar karrierë në disa kampionate evropiane si Hungaria, Turqia, Franca, Polonia dhe Gjermania.

Me këto dy ardhje të reja, Prishtina synon të rrisë konkurrencën në skuadër dhe të forcojë rotacionin për ndeshjet e radhës, në një fazë të rëndësishme të sezonit.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme