Sonte zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll, me përballje mjaft të forta në Prizren dhe Gjakovë.
Në Prizren, vëmendja do të jetë te derbi mes Bashkimit dhe Pejës, një duel tradicional mes dy prej skuadrave më të mëdha të basketbollit kosovar.
Ndërkohë, në Gjakovë, Vëllaznimi pret Prishtinën në një tjetër sfidë që pritet të ofrojë rivalitet dhe intensitet.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 18:45 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Artmotion.
Ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve janë planifikuar të zhvillohen pas dy javësh. /AsistiOnline.com


